Site icon Telegrafi

‘Urrehen’ në serial, por miqësia i bashkonte “Okin” dhe “Bekimin” jashtë punës në lokalet e natës (Foto)

Dy aktorët e njohur kosovarë Fatmir Spahiu dhe Astrit Kabashi ruajnë një miqësi të mirë prej vitesh.

Miqësia e tyre njihet nga publiku prej serialit “Kafeneja Jonë”, ku përkatësisht Astriti luante rolin e “Bekimit”, ndërsa Fatmir Spahiu në rolin e “Okit”.

Përkundër faktit që në serial nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin, duket se jashtë tij raportet mes tyre kanë që më se të mira.

Lexo po ashtu "Oki" dhe "Feka" ironizojnë me iniciativën për themelimin e "Shoqatës së Prishtinalive të Vjetër"

Këtë e vërteton edhe një fotografi nostalgjike e publikuar nga Fatmir Spahiu në Instagram, ku shfaqet bashkë me Astritin në një lokal nate vite më parë.

“Koha kur kimja e bardh u kon mungesë gjithkah! Looong time ago!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, me çka ka lënë edhe të kuptohet që ‘plakja’ ka filluar të prekë të dy artistët, me ikjen e viteve. /Telegrafi/

Exit mobile version