Site icon Telegrafi

“Uroj Fodën për punën e tij dhe futbollistët më së shumti që dhanë gjithçka” – fjalët e Agim Ademit pasi Kosova kaloi në Ligën B

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Islandës si mysafir me rezultat 3-1, ku ka siguruar kalimin në Ligën B të Kombeve. 

Ai ka thënë se e gëzon fakti që ekipi tregoi karakter në një ndeshje të tillë vendimtare. 

“Një ndenj e papërshkrueshëm dhe ndeshje e jashtëzakonshme. Ndeshje vendimtare dhe këtu më gëzon fakti që ekipi ynë në ndeshje vendimtare e tregon karakterin e tij siç e bën sot”.  

“Është një ndeshje që neve na e realizon pothuajse gjithë mundimin e deritashëm për faktin që Kosova për shtatë vjet kalon tri liga, nga D ku ka nisur në C dhe tani B”, deklaroi fillimisht Ademi. 

Tutje, ai uroi përzgjedhësin Franco Foda për punën dhe sukseset, por më shumë shumti lojtarët që dhanë gjithçka.  

“Uroj Fodën për punën e tij dhe stafit të përgjithshëm të ekipit tonë kombëtar, por futbollistët më së shumti që dhanë gjithçka për këtë ndeshje. Sot të gjithë e kuptuan se Kosova ka karakter, kualitet dhe bëhet punë në Kosovë. Uroj kombëtaren tonë, të gjithë Kosovën dhe tifozët Dardanët për këtë të arritur”, ka thënë Agim Ademi pas ndeshjes. /Telegrafi/  

Exit mobile version