Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Efi Dhedhes ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit e sa një mesazh ofendues nga një komentues.
“Ishalla vdes”– i ka shkruar një djalë në një fotografi që Efi kishte postuar në InstaStory.
Ndërsa ish-banorja e “BBVA” e ka “ndëshkuar” atë duke e bërë publike mesazhin ofendues dhe emrin e tij.
“Mirëmëngjes nga njerëzit e shpifur që mban kjo botë”- ka shkruan Efi krahas fotografisë së profilit të komentuesit.
Ndërsa në një fotografi tjetër që Efi ka publikuar ka shkruar: “Por ti prapë shkëlqe”, derisa ajo buzëqesh. /Telegrafi/