Telegrafi

URM: Pakujdesia e dy ushtarëve shkaktoi dëmtim të tyre

Ushtria e Republikës së Maqedonisë (URM) ka njoftuar me një letër zyrtare se në kazermën e Tetovës janë lënduar dy persona, ushtarë profesionist, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ushtarët M.J dhe V.SH janë lënduar gjatë pastrimit të një pushke automatike. Lëndimet janë marrë në pjesën e lartë dhe të poshtme të këmbës.

Përndryshe, ushtarët janë nisur drejtë klinikave të Shkupit pas trajtimit në Klinikën e Tetovës.

Gjendja e tyre është stabile. /Telegrafi/