Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (SHP i URM) njofton se gjatë ditës së sotme janë paraparë ushtrime që janë pjesë e aktiviteteve të rregullta të komandave dhe njësive të Shtabit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, këto aktivitete të planifikuara jashtë orarit të punës realizohen gjatë vitit sipas Planit për trajnim dhe ushtrime të Shtabit të Përgjithshëm.
Për këto aktivitete dhe lëvizjet në garnizonet ushtarake janë bërë njoftimet e duhura institucionale në rajonet ku do të zhvillohen këto aktivitete./Telegrafi/