Telegrafi

URM hedh poshtë pohimet rreth përfshirjes së saj në ngjarjet e 27 prillit

Ushtria e Republikës së Maqedonisë mohon çdo përfshirje në ngjarjet e 27 prillit pasi që të akuzuarit për “Të enjten e përgjakshme” dëshmuan se dëgjuan se si policia ushtarake ishte vendosur në rrugët e Maqedonisë perëndimore dhe se po përgatitej për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ushtria gjithashtu mohon pretendimet se URM kishte një rol në “Të enjten e përgjakshme”, të cilat u paraqitën në debatet televizive.

“Me të cilat konkluzione nxiten, me të cilat vazhdimisht dëshirojnë të tregojnë përfshirjen në një formë të organizuar, të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, ne i hedhim poshtë në mënyrë kategorike këto pretendime me vërejtjen se është një dezinformim që shpërndahen në opinioni”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të URM-së.

Lexo po ashtu Kabineti i Ivanovit: As që është biseduar dhe as që është menduar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Gjatë hetimeve për ngjarjet e 27 prillit ishte zbuluar se disa oficer dhe ushtar profesionist kanë marr pjesë në pushtimin e Kuvendit, por përveç marrjes së masave disiplinore, ato nuk u akuzuan në procesin për ngjarjet e 27 prillit.