Gratë bëjnë shumë gjëra në dush, qofshin që i rruajnë këmbët, i lajnë flokët apo edhe urinojnë
Por një mjeke zbuloi pse nuk duhet të urinoni në vaskë, dhe jo vetëm sepse është një shprehi e keqe, shkruan “The Sun”.
Dr Alicia Jeffrey-Thomas thotë se shprehitë e vogla mund të kenë “pasoja të mëdha”, transmeton Telegrafi.
Në videon në TikTok, ajo ka thënë se gratë kanë zakone që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e legenit.
#LearnOnTikTok #TikTokPartner #bladderretraining♬ Bad Habits – Ed Sheeran
Ajo i renditi ato si “shprehi të këqija për pjesën e poshtme të legenit” dhe thotë pse urinimi në dush mund t’ju bëjë të vraponi më shpesh në tualet.
Alicia tha se fshikëza mbështetet në sinjalet që merr nga shtrirja e fshikëzës ndërsa mbushet, si dhe sinjalet nga truri të cilat i bëjnë të ditur kur të mbajë urinën.
/Telegrafi/