Site icon Telegrafi

Urinoi dyert e policisë dhe u lajmërua vullnetarisht

Sipas deklaratës së zëdhënësit të policisë Gordon Young, burri pa e nxitur askush erdhi deri në stacionin e policisë dhe urinoi në prag të derës.

Pas këtij akti të pahijshëm u shëtit nëpër stacion dhe për habinë e të pranishmëve kërkoi zyrtarin për ta paraqitur incidentin.

Burri është arrestuar dhe pas marrjes në pyetje është liruar. Për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, ai duhet ta paguajë një dënim prej 250 dollarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version