Site icon Telegrafi

“Urino mbi mua”: Qyteti pushtohet nga ministatujat që përbuzin presidentin Trump (Foto)

Një seri statujash të vogla që paraqesin presidentin amerikan, Donald Trump me një shenjë në të cilën shkruan “Urino mbi mua” janë shfaqur në të gjithë Brooklyn-in.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë profesionist i reklamave Phil Gable ai që ka vendosur statujat, rreth Park Slope gjatë fundjavës.

“Ishte kryesisht një shprehje personale e përbuzjes sime për Donald Trumpin, si President dhe një qenie njerëzore”, ka thënë Gable.

Statujat janë ngritur në pjesë me bar dhe përshkruajnë një Trump, siç dukej i ri.

“Shkova me Trumpin më të ri, sepse mendoj se kjo është ndoshta si ai e sheh veten”, tha Gable. /Telegrafi/

Exit mobile version