Site icon Telegrafi

Urimi i veçantë i bashkëshortes për Daut Haradinajn: U rrita me ty Gjeneral, njeriu i jetës sime (Foto)

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 39-të.

Me këtë rast ai ka marrë plor urime të përzemërta nga miqtë dhe familjarët e tij, ndërsa urimin më të veçantë ia ka bërë bashkëshortja e tij Lola Haradinaj.

Lexo po ashtu Avokatja e Haradinajt kundërshton provat e Serbisë, thotë se as Haga s`ka pasur prova

Kjo e fundit ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet në një përqafim intim me bashkëshortin, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruan: “U rrita me ty, urime Gjeneral, njeriu i jetës sime”.

Ata janë një çift shumë simpatik dhe i lumtur, ndërsa këtë gjë më së miri e vërteton harmonia e tyre në fotografi. /Telegrafi/

Exit mobile version