Telegrafi

Urimi i Stallones për ditëlindjen e 70-të të Schwarzenegger: Gjithmonë do të jesh njeri i madh (Foto)

Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone nuk e mbështesin njëri-tjetrin vetëm në ekran.

Të dielën (30 korrik), Schwarzi i ka mbushur 70 vjet, ndërsa nuk ka munguar urimi i mikut të tij prej kohësh.

Lexo po ashtu Arnold Schwarzenegger feston ditëlindjen e 70-të

Ylli i “Rocky” ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet së bashku me ikonën tjetër të filmave aksion, para shumë vitesh.

“Urime ditëlindja Arnold! Sado që të jetosh dhe më tej, gjithmonë do të mbetesh njeriu i madh, i cili e ka vënë kufirin aq lart saqë askush nuk do të mund ta kalojë, një legjendë e aksionit!”, ka shkruar Stallone në urimin e tij.

Dy aktorët njihen si ikonat më të mëdha të filmave aksion në Hollywood.

Njëherësh, ata janë paraqitur në disa filma së bashku, ndërsa paraqitje e fundit ishte në “The Expendables 3” në vitin 2014. /Telegrafi/