Site icon Telegrafi

Urimi plot dashuri i Genc Prelvukajt për Eni Koçin

Duket se janë një ndër çiftet më simpatike të estradës sonë shqiptare të muzikës.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ka më shumë se një vit që janë në lidhje dhe këtë më nuk po e fshehin prej publikut dhe fansave.

Megjithatë ata kurrë nuk janë parë në çaste romantike gjatë kësaj kohe deri në ditët e djeshme me rastin e ditëlindjes së këgnëtares.

Gjersa mbrëmë biondina festoi ditëlindjen e 22-të, Genci për asnjë moment nuk e ka të vetme të dashurën e tij.

Madje, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa e ka përshkruar me poltë dashuri.

“Urime ditëlindja zemër, Edhe 100 të tjera”, ka shkruar Genci gjersa bënte gëzuar me të dashurën.

Ndryshe, Genci dhe Eni janë duke punuar në projektet e tyre individuale që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version