Site icon Telegrafi

Urimi për pavarësi i senatores nga Iowa

Ambasada e Kosovës në Uashington sjell video mesazh nga Senatorja nga Iowa, Joni Ernst me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë:

“Jam krenare që e përfaqësoj shtetin, i cili ka lidhje aq të forta me shtetin tonë motër, Kosovën. Që nga vitit 2011, Garda Kombëtare e Iowa-s është marrë me stërvitjen e FSK-së dhe me promovimin e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal. Këta burra dhe gra me të vërtetë e përmbledhin shpirtin patriotik, që e kanë të përbashkët kombet tona, si dhe vullneti i tyre për të shërbyer, për t’i ruajtur dhe mbrojtur shoqëritë tona demokratike, është me të vërtetë frymëzues.

Kjo kremte sot, nuk do të ishte e mundur pa burrat dhe gratë guximtarë, të cilët luftuan për ta siguruar pavarësinë e Kosovës. Në vijim të bashkëpunimit tonë, pres me padurim vazhdimin e dialogut me udhëheqësit e Kosovës si pjesë e punës sonë të përbashkët për t’u siguruar se SHBA-të po bëjnë krejt çka duhet për ta ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Exit mobile version