Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajram, i dërgoi një mesazh urimi kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame.
“Uroj nga zemra që festat të sjellin lumturi, gëzim, dashuri, harmoni dhe paqe. Kurban Bajrami thekson bamirësinë, dhurimin dhe solidaritetin, duke na frymëzuar për vepra humane dhe mbështetje për të gjithë ata që kanë nevojë. Të japim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbështesim njëri-tjetrin, së bashku në të mirë e në të keq, pa dallim feje, etnie, gjinie apo çfarëdo përkatësie dhe të punojmë për prosperitetin e atdheut tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve maqedonas”, thuhet në urim njoftuan nga kabineti presidentja Siljanovska Davkova.