Telegrafi

Urimi i Labit për Fitër Bajram: Zoti i dhuroftë më të mirat e tij dhe ua pastë shtuar dashurinë edhe më shumë mes nesh si shqiptarë

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Të shumta kanë qenë urimet e dedikimet e artistëve shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtari e ish-deputeti nga Ferizaj, Labinot Tahiri.

Ai ka ndarë një postim në rrjete sociale nga oborri i shtëpisë, ndërsa uron miqtë e ndjekësit e tij – duke marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 160 mijë njerëz.

“Të dashur qytetarë, urime Fitër Bajramin juve dhe familjeve t’uaja! Zoti i dhuroftë më të mirat e tij që i begaton për njerëzit në këtë dynja, dhe ua pastë shtuar dashurinë edhe më shumë mes nesh si shqiptarë. Gëzuar! Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Urimet e të famshmëve shqiptarë për festën e Fitër Bajramit

Ndërkohë, reagimet nga miqtë e fansat kanë qenë të ndryshme në hapësirën për komente.

Krahas Labit, festën e kanë uruar edhe një pjesë e yjeve si: Dafina Zeqiri, Sabri Fejzullahu, Gili, Gold AG, Don Xhon etj. /Telegrafi/