Të shumta kanë qenë urimet e dedikimet e artistëve shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtari e ish-deputeti nga Ferizaj, Labinot Tahiri.
Ai ka ndarë një postim në rrjete sociale nga oborri i shtëpisë, ndërsa uron miqtë e ndjekësit e tij – duke marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 160 mijë njerëz.
“Të dashur qytetarë, urime Fitër Bajramin juve dhe familjeve t’uaja! Zoti i dhuroftë më të mirat e tij që i begaton për njerëzit në këtë dynja, dhe ua pastë shtuar dashurinë edhe më shumë mes nesh si shqiptarë. Gëzuar! Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, reagimet nga miqtë e fansat kanë qenë të ndryshme në hapësirën për komente.
Krahas Labit, festën e kanë uruar edhe një pjesë e yjeve si: Dafina Zeqiri, Sabri Fejzullahu, Gili, Gold AG, Don Xhon etj. /Telegrafi/