Site icon Telegrafi

Urimi i KOK-ut për 13-vjetorin e Pavarësisë

(Foto: Facebook/KOK)

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë një postim, përmes të cilit e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 13-të të Pavarësisë.

Me rastin e urimit, në faqen e KOK-ut në Facebook është publikuar një fotografi nga momenti i ngritjes së flamurit të Kosovës me rastin e medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit.

“Urime Dita e Pavarësisë. Foto nga momenti i lartësimit të flamurit tonë me rastin e medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit”, shkruan në urim.

Republika e Kosovës sot (17 shkurt 2021) shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. /Telegrafi/

Exit mobile version