Ivanka Trump nxiti spekulime se ajo po pret sërish një fëmijë pasi ka publikuar një fotografi të saj në Instagram dhe Twitter në të cilën dukej sikur të ishte shtatzënë.
Vajza e presidentit Trump ka publikuar në twitter një fotografi të vjetër ku shfaqej shtatzënë, në mbishkrimin e së cilës uronte bashkëshortin e saj për ditëlindjen e 37-të.
“Gëzuar ditëlindjen, Jared! Faleminderit që je një baba i shkëlqyer, burri dhe shoku më i mirë që mund të kisha ëndërruar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtij imazhi.
Happy birthday, Jared! Thank you for being the most amazing father, husband, and best friend I could have dreamed of. Here's to you! 🎂 pic.twitter.com/37jlucZUQ2
— Ivanka Trump (@IvankaTrump) January 10, 2018
Shumë komentues u përgjigjën me urime, pasi këtë fotografi të publikuar e panë si një njoftim për shtatzëninë.
Por, një burim i afërt me Trump tregoi se imazhi në fjalë, ashtu siç edhe dihet nuk është kumton lajmin për ndonjë shtatzëni të tretë të Ivankas, shkruan People.
Këtë fotografi Trump e kishte publikuar në mars 2016, kur ajo ishte shtatzënë me djalin e saj më të vogël, Theodore, tani 1. /Telegrafi/