Telegrafi

Urimi interesant i Qumilit për vajzën: Kur ti u linde, s’e besojsha që u bëra babë (Foto)

Aktori Sevdai Radogoshi – Qumili sot (e martë) ka pasur një arsye të veçantë për të kremtuar.

Vajza e tij Dafina feston ditëlindjen, ndërsa humoristi i njohur u kujdes që në këtë ditë ta befasojë atë me një urim shumë interesant në rrjetin social Facebook.

Lexo po ashtu Dikur luante me Qumilin, sot ish-aktorja tregon muskujt në Spanjë (Foto)

Ai tregon se kur Dafina lindi, ai ishte shumë i ri, vetëm 22 vjeçar dhe nuk dinte taman të gëzohej, pasi nuk e besonte që ishte bërë baba, por që e merrte në duar dhe duke e nuhatur, dhe atë nuhatje e ndjen edhe sot.

Ndërkohë që bashkë me shkrimin, aktori Radogoshi ka publikuar edhe dy fotografi të vajzës së tij, atë të nusërisë dhe një tjetër se si duket tani. /Telegrafi/