Site icon Telegrafi

Urimi i atit Sava për Majlindën zemëron serbët

Igumeni i Manastirit te Deçanit para disa ditëve nëpërmjet rrjetit social, Twitter ka uruar yllin e Kosovës për triumfin në kategorinë deri në 52 kilogram

“Urime Majlinda Kelmendi për medaljen e artë në Kampionatin Botëror në Rio. Lajm i madh për të gjithë Kosovën”, kishte shkruar Janjiq.

“Pas publikimit të urimit në Twitter, shumë njerëz e kanë dënuar këtë veprim, kur dihet se as Manastir i Deçanit dhe as shteti i Serbisë nuk e njohin Kosovën shtet. Shtrohet pyetja me këtë urim igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç a e ka pranuar në mënyrë indirekte pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar gazeta e përditshme serbe Kurir.

Ndërkohë, kreu i Manastirit te Deçanit, pas disa dite në Twiter ka shkruar sërish.

“Medalje sportive për Novak Djokovic, Emir Bekriçi dhe Majlinda Kelmendin. A nuk është kjo arsye që ne të gjithë të jemi krenar? Sporti mbi politikën”, ka shkruar Ati Sava.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kampionatin botëror të xhudos në Rio de Janeiro në kategorinë deri 52 kilogram, duke sjell medaljen e parë të artë për shtetin e Kosovës nga një kampionat botëror. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version