Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot pranë nënës së tij, Rukë Haradinajt me rastin e ditëlindjes së saj.
Haradinaj, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shpërndarë një fotografi së bashku me nënën e tij, ku sipër fotografisë ka shkruar “Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfye nder breza”.
Rukë Haradinaj, para disa muajsh ka pasur disa probleme shëndetësore, ku pas një ndërhyrje kirurgjike që kishte pasur gjendja e saj ishte përmirësuar.
Shkrimi i plotë:
Me Nanën, sot në ditëlindjen e saj.
Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfye nder breza!
RH
Kryeministri Haradinaj, muaj më parë ka humbur babain e tij, Hilmi Haradinajn, i cili ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë./Telegrafi/