Telegrafi

Urimi i Buffon për kualifikimin “e jashtëzakonshëm dhe mbresëlënës” të Juventusit

Gianluigi Buffon duke i përshëndetur tifozët në ndeshjen e fundit me Juven (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka bërë një rikthim sensacional në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar Atletico Madridin dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të kësaj gare.

Cristiano Ronaldo shënoi het-trik në Torino duke e përmbysur epërsinë prej dy golash të arritur nga ekipi spanjoll në Madrid.

Ish-portieri i Juves, Gianluigi Buffon, është shprehur i kënaqur për këtë arritje të Bianconerëve, të cilët i ka uruar për ndeshjen dhe kualifikimin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gianluigi Buffon

Ai e ka shpërndarë fotografinë e Giorgio Chiellinit në profilin e tij në Instagram nga festa e lojtarëve të Zonjës së Vjetër në zhveshtore.

“Urime të gjithëve! Një përmbysje e këtillë është diçka e jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse. Shijojeni në maksimum. P. S. I madhi trajner Allegri”, ka shkruar Buffon në përshkrim.

Kujtojmë që skuadra e veteranit italian, Paris Saint-Germain, u eliminua nga Manchester Unitedi që po ashtu bëri një rikthim fantastik. /Telegrafi/