Sinan Hoxha ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshortja për ditëlindjen e tij të 42-të.
“Gëzuar ditëlindjen, thesari i zemrës sime! Fjalët s’do mundeshin kurrsesi të jepnin të plotë portretin e dashurisë që zemra ime mbart për ty”.
“Sa herë thellohem në sytë e tu, humbëm sikur në botë të frymonim vetëm ne të dy”.
“Në çdo moment të ndiej në pafundësinë time. Të dua aq sa s’mund të thuhet, mendohet, imagjinohet…”, ka shkruar Andrra në postimin e saj.
Postimi është shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët të çiftit.
Nuk ka munguar edhe një video nga festa e ditëlindjes.
Kujtojmë që çifti u martua para dy vitesh (më 27 gusht 2015), kur dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë luksoze. /Telegrafi/