Përfaqësuesja e Kosovës ka dhuruar spektakël në fitoren prej 5-0 si mysafir i Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kësaj fitoreje i janë gëzuar edhe krerët shtetërorë, të cilët përmes rrjeteve sociale e kanë uruar skuadrën për këtë arritje.
Presidenti Hashim Thaçi e ka uruar Përfaqësuesen për këtë fitore, si edhe Akil Gjakovën për medaljen e argjendtë të fituar në Hagë.
“Ditë e madhe për sportin kosovar. Përfaqësuesja jonë në futboll na dhuroi spektakël me pesë gola të shënua”.
“Kurse, xhudistët tanë, edhe sot kanë vazhduar të na sjellin medalje nga garat ndërkombëtare. Krenar me sportistët tanë”, ka shkruar presidenti në Facebook.
“Rezultat prestigjioz dhe lojë e mrekullueshme e Përfaqësueses së Kosovës si mysafir në ndeshjen kundër Maltës. Ju lumtë, djema!”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj.
“Urime djema, urime Kosovë”, ka shkruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka uruar futbollistët e Kosovës për fitoren e thellë që shënuan në Maltë.
“Faleminderit për gëzimet dhe emocionet që na dhuroni! Gjithmonë me ju!”, ka shkruar kryekuvendari në Facebook. /Telegrafi/