Site icon Telegrafi

Urime Romak..!

Një prej gazetarëve sportiv më të njohur në vend, gazetari i Telegrafit, Betim (Romak) Zeqiri, ka kurorëzuar dashurinë me të fejuarën e tij prej shumë vitesh, Genta Azemi.

Romaku i cili ka përfaqësuar Telegrafin në shumë ngjarje duke raportuar në kohë reale, përfshirë Euro 2016 dhe miqësoren e fundit të Kosovës me Ishujt Faroe direkt nga zemra e ekipit përfaqësues, ka zgjedhur datën e 31 korrikut për t’i dhënë fund beqarisë.

Së fundmi ai është bërë edhe drejtor sportiv i KF Dritës, që është një prej prurjeve më të mëdha për klubin gjilanas marrë parasysh njohuritë e Romakut në futboll dhe gjahun e tij për talentët.

Romaku në qarqet e futbollit shqiptar njihet edhe si këshilltar për marrëdhënie me publikun i shumë futbollistëve shqiptarë dhe përfaqësues medial i tyre, sferë ku është treguar efikas.

Edhe pse është mësuar që të raportojë për tjerë sportistë, e ngjarje tjera, Telegrafi kësaj radhe befason Romakun, duke ia uruar martesën dhe duke i dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur!

Urime Romak…

/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version