Telegrafi

“Urime Pavarësia Kosovë” – bëhet virale pamja artistike me zjarr midis borës e realizuar në Tetovë

Kosova një ditë më parë shënoi 15 vjetorin e pavarësisë me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.

Qytetarët kanë festuar në mënyra të ndryshme ditën e pavarësisë dhe disa prej momenteve janë bërë virale.

Një prej tyre e ka publikuar edhe shfrytëzuesi i rrjetit social, TikTok, Albert Canga, i cili ka realizuar një video nga “Kodra e Diellit” në Tetovë.

Ai ka publikuar një pamje në llogarinë personale, e cila ka ka marrë mbi 2500 pëlqime.

Në videon e shpërndarë shihet se si në dëborë formohet përmes zjarrit një zemër dhe në mes figuron numri 15, i cili i dedikohet përvjetorit të 15-të pavarësisë së vendit tonë.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

@albertcangaa Happy Anniversary Kosovo! Special thanks to all our visitors from Kosovo for riding in our resort💙 #kosovo #kosova #pavarsiaekosoves #kosovapavaresi #prishtina #ferizaj05 #tetova #prishtina #kodraediellit #tirana #albania #shqipet ♬ original sound – Albert Çanga