Duhet ta themi një gjë, më të cilën jemi krenuar shumë shekuj me radhë, por vërtetë ajo gjë nuk ka qenë edhe aq për lëvdata dhe kjo është historia, të cilën e mbartë mbi supe populli shqiptar. Historia shqiptare, fatkeqësish nuk e ka atë bujë për të cilën është folur e shkruar, duke bërë përjashtime nëpër etapa të ndryshme të kohës. Kjo ka ndodhur çdoherë si pasojë e mosunifikimit të popullit shqiptar ndër shekuj. Ishte koha e Mbretit Pirro, i cili kishte bërë përpjekje ta unifikojë popullin për një luftë kundër romakëve, ky veprim kishte pasur sukses, edhe përkundër humbjeve të mëdha që kishte pësuar. Ai e pati një qellim, jo më kot ushtarët e tij e quanin shqiponjë, kurse ai ata i quajti krahët e tij. Dhe kjo periudhë e ka veçantinë e tij përkujtuese edhe nëse është supozim, por kështu na flet historia.
Sa i përket historisë së mëvonshme, nuk ia vlen të flitet edhe aq për të, sepse kjo na bën të flasim për principata, apo për grupe njerëzisht me udhëheqës të ndryshëm, një diçka që nuk e personifikon unifikimin.
Ndodhi një herë e dytë, por në një periudhë tjetër, e cila është periudha më e artë, që mund ta kujtojmë dhe për të cilën mund të flasim me mburrje, dhe ajo është periudha 25 vjeçare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1443-1468). Skënderbeu ishte kthyer nga Turqia në vitin 1443, me synimin që ta bashkojë popullin në një, që t’i kundërvihet Perandorisë Otomane, e cila me vite të tëra po ushtronte dhunë mbi shqiptaret. Por ai kishte pasur vështirësi të mëdha për realizimin e këtij qëllimi, madje disa prej pincëve dhe bejlerëve i kishte nënshtruar me dhunë dhe të tjerët me forma tjera politike. Për 25 vjet Skënderbeu kishte qenë pengesa më e madhe e Perandorisë Otomane, jo vetëm në tokat shqiptare, por në tërë Evropën. Gjë që me të mburremi jo vetëm ne, por edhe vetë Evropa.
Ç’ka ndodhi pas kësaj periudhe! Pas vdekjes së Skënderbeut (1468), një dekadë më pas, Shqipëria u nda në Pashallëqe, sipas territoreve. Shqipëria prapë e pësoi ndarjen dhe nuk pati një të tretë, ta ribashkojë popullin shqiptar në një grusht të vetëm. Kështu që shqiptarët prapë u nënshtruan, pothuaj edhe për katër shekuj me radhë nga Perandoria Otomane, deri në vitin 1912 kur u larguan nga Evropa e Ballkani.
Në vitin 1912 ndodhi kauza për të cilën është luftuar shekuj e shekuj me radhë, por çka fituam prej kësaj kauze, duke lënë më shumë së 50 për qind të tokave shqiptare jashtë tokës administrative që kishte fituar Shqipëria. Sot Ismail Qemaili është heroi, i cili e solli mëvetësinë e popullit shqiptar, një absurd, të cilin edhe sot e kësaj dite nuk mund të kuptohet. Prandaj populli shqiptar i ndër në pesë shtete po i vuan pasojat e asaj kohe dhe atyre vendimeve të pakoordinuara dhe të pa menduara mirë, nga vetë Ismail Qemaili dhe stafi i tij ekzekutiv për shpalljen e Pavarësisë së Sipërisë me 28 nëntor 1912.
Mbase Shqipëria e bëri pavarësinë, ç’u bë me Kosovën? Cili qe interesimi i Shqipërisë për të dhe trojet tjera të copëtuara? Ndoshta kishte bërë përpjekje, por vërtet ishte vonë të behej përpjekje, sepse tashmë edhe bashkësia ndërkombëtare e asaj kohe ishte pajtuar me atë që kishte fituar Shqipëria dhe si bëhej vonë për pjesën tjetër të humbur. Kosova dhe trojet tjera e pësuan prapë nënshtrimin dhe dhunën, por jo tashmë nga Perandoria Otomane, por nga pushtues tjerë, grekë e sllavë, të cilët përpos Kosovës ende janë nën thundroren e tyre.
Edhe Kosova ka një histori, por tashmë të ndarë nga shteti amë, edhe kjo e sfidoi pushtuesin e saj nëpër dekada, madje njërin nga armiqtë me të mëdhenj të popullit shqiptar që nga shekulli i shtatë, që vazhdon të jete edhe sot e tutje.
Kosova pati data të rëndësishme si ajo e demonstratave të viteve 68, 81 dhe 97, gjë që rezultuan me Luftën e Kosovës.
Kosova e bëri kauzën e saj për liri, sakrifikoi më shumë se 15 mijë njerëz të saj, megjithatë duhet falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për ndihmën që ia dhanë Kosovës kundër pushtuesit njëshekullor, Serbisë. Nderi dhe lavdia u takon të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, dëshmorëve, martirëve dhe gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe Pavarësinë e Shtetit të Kosovës.
Duhet theksuar dy sakrifica, të cilat e bënë bashkësinë ndërkombëtare të veprojë në Kosovë. E para është sakrifica e 52 anëtarëve të Familjes Jashari, një veprim, një sakrificë, më të cilën është tronditur edhe bota, me arsyetimin se si është e mundur që në shekullin e 20-të, njeriu ta sakrifikojë familjen për atdhe-shtet. Një gjest human, të cilin nuk do ta kishte bërë asnjë familje e ndonjë kombi apo shteti në botë. Ndërsa ata që e bënë bashkësinë ndërkombëtare të një mendjeje, të ndërmarrë veprimin për sulmin ndaj Serbisë, ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe William Woker, që bëri publike masakrat që bënte Serbia në Kosovë. Ishte masakra e Reçakut, vetë z. Woker ishte prezent në verifikimin e viktimave, ku agresori serb nuk kishte bërë përjashtim as për beben tre muajshe dhe as për plakun më shumë se 80-vjeçar, do të thotë gjithçka çka u ka dalë përpara, ata (serbët) e kanë përgjakur dhe lënë pa jetë.
Me 1999, Kosova u çlirua, e përjetoi lirinë pas 600 viteve, ishte një ambient i njëjtë, me një qiell të ri, dhe me një frymëmarrje tjetër, ashtu mendohet të ishte. Një parashikim i tillë nuk ndodhi, apo nuk qe “Nastradamusi”, ta parashikonte si të tillë, rrjedhat rrëshqitën shumë më ndryshe se sa ishin menduar. Kosova nuk u çliruar, sepse mbeti Mitrovica Veriore e okupuar. Kosovës i shkoi një pushtues, por në të erdhën pushtues të tjerë të panumërt, nën ombrellën e të ashtuquajturit UNMIK, i cili për tetë vite, më shumë i bëri Kosovës dëme se sa vet Serbia. E ndau Mitrovicën në kufij administrativë, bëri që Çlirimtarët të burgosën pse ata u bënë mburojë në mbrojtje të popullit dhe vendit të vet e sollën Kosovën në një krizë të papërballueshme ekonomike e sociale.
Ndodhi akti më i shumëpritur për të cilën është derdhur gjak me okë të tëra shekuj me radhë, pa menduar se do të bëhet një komb me dy shtete, por ja që u bë me 17 shkurt 2008. Kosova u definua si emër i menduar i një qyteti të Shqipërisë së madhe, në një emër të shtetit të saj, zgjodhi flamurin, himnin dhe Kushtetutën shtetërore dhe formoi institucionet, më ndryshe se vitin paraprak. Megjithatë, prapë u zgjodh dikush tjetër që vendimet t’i marrë i fundit e jo institucionet e pavarura të Kosovës, pra është EULEX-i, të cilit i kishin ndërruar vetëm inicialet nga ato të UNMIK-ut. Suksesi i tyre u tregua përgjatë tre viteve të fundit, i cili nuk dha ndonjë rezultat pozitiv me sundimin e ligjit në Kosovë. EULEX-i vetëm sa e ka përdhosur edhe më shumë ligjin, që në mungesë të veprimit dhe gjetjeve të fakteve, riakuzojnë çlirimtarët e luftës, të cilët e kanë dëshmuar pafajësinë e tyre. Paaftësinë e tyre, EULEX-i e tregoi edhe me datën 25 korrik 2011, këta bën të tregojnë se nuk janë të denjë ta kryejnë punën për të cilën janë dërguar nga bashkësia ndërkombëtare. Një veprim të tillë dhe veprime tjera në të ardhmen, në lidhje me shtetin e Kosovës, ua dëshmoi kryeministri dhe qeveria e Kosovës, se mund t’i ndërmarrim edhe vetë veprimet dhe nëse është nevoja mund të japim edhe jetë siç e dha Polici i Njësitit Special të Policisë së Kosovës, tashmë Heroi i Kosovës, Enver Zyberi dhe u plagosën disa të tjerë. Kështu që oaza e krimit për 12 vjet që kishte vepruar në atë pjesë të territorit të Kosovës, mori dënimin e shumëpritur, pikat 1 dhe 31 u morën së pari nga njësiti special i Kosovës, ndërsa tashmë pjesë e koordinimit dhe mbajtjes nën kontroll është edhe KFOR-i.
Edhe pse ky ankth zgjati për shumë vite, tashmë Kosova, me rigorozitet maksimal, duhet ti shtyjë proceset përpara, ato të ndërmarra me 25 korrik, nuk shpresoj se do të kthehet në retrospektivë. U morën vendime krye në vete, por më pastaj u bashkua e tërë masa, sepse veprimi ishte i drejtë dhe populli i Kosovës nga ajo ditë e përjetoi Pavarësinë e plotë të Kosovës si shtet me integritet të plotë territorial.
Kam bindjen se politikanët e Kosovës, kanë filluar ta përjetojnë zgjimin e vetëdijes, se bashkimi bën fuqinë dhe vetëm si të tillë, mund të ndërmarrin hapa, që shkojnë në dobi të Kosovës. Po kështu mund t’i largojmë ata që kanë filluar ta ndjejnë vetën tepricë në Republikën e Kosovës, nuk kemi nevojë për timonierë të huaj, atë mund ta drejtojmë edhe vetë. Kështu që urime Pavarësia e Plotë Kosovë.