Telegrafi

Urimi nga presidenti Pendarovski për festën e Bajramit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka dërguar urime për festën e madhe myslimane të Ramazan Bajramit për qytetarët e besimit islam në vend, si dhe për kreun e Bashkësisë Fetare Islame.

Në urimin e tij, Presidenti Pendarovski shprehu urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit. Ai theksoi rëndësinë e kësaj feste si shenjë e përfundimit të agjërimit tridhjetëditor, një periudhë e cila përmyesëon lutjen dhe dashurinë për të mirën dhe faljen. Presidenti shprehu bindjen se fryma e kësaj feste duhet të përjetohet gjatë gjithë vitit, duke inkurajuar bashkëjetesën, paqen dhe harmoninë ndër qytetarët e vendit.

Gjithashtu, Presidenti Pendarovski u bëri thirrje qytetarëve të bashkoheshin për të ndarë me fqinjët e tyre vizionin e mirëqenies, prosperitetit dhe zhvillimit të vendit të tyre. /Telegrafi/