Site icon Telegrafi

Urime festa e Fitër Bajramit

“Të ju ndihmohet atyre dhe të vendoset paqja në mes të gjithë atyre që jetojnë në ato shtete. Të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës, respektit të ndërsjellë edhe me besime të tjera qe Kosova të jetë vend i harmonisë, tolerancës dhe paqes ngase Islami është një fe e cila i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Allahut Xheleshanuhu. Ky është edhe mesazhi universal i cili del në vazhdimësi troket në ndërgjegjen e njeriut për të rizgjuar atë në mënyre që bota të përqafojë paqen. Vëllezër e motra, besimtarë të ndershëm e të respektuar kudo që ju gjendeni, më lejoni edhe një herë në fund që nga ky vend i shenjt, nga kjo xhami,edhe një herë ta lus krijuesin e këtij universi për mirëqenien tuaj kudo që gjendeni ju në Kosovë dhe në trojet tona etnike shqiptare por edhe në mërgatën e largët, Zoti na faltë begati të shumta edhe në këtë ditë të Bajramit”, ka thënë Tërnava, transmeton KP.

Tërnava ka thënë se ky bajram vjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë besimtarët myslimanë të gjithë botës, e i cili është vetëm për Zotin e madhërishëm.

“Sot është dita e parë e Fitër Bajramit, besimtarët islam anë e kënd botës, kudo që ata jetojnë kanë mësyrë xhamitë, shtëpitë e Allahut, për të kryer ritet e faljes së Bajramit i cili vjen si kurorëzim i agjërimit të muajit të Ramazanit i tërë atij adhurimi dhe përkushtimi njëmujor që kemi bërë vetëm për Zotin Xheleshanuhu në shenj respekti për të gjitha ato të mira të cilat na i ka dhuruar ai”, është shprehur Tërnava.

Ai këto lutje i ka bërë pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë i cili është prirë nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora e që është mbajtur në ora 6:00 të mëngjesit. /Telegrafi/
——————————————————————————

Në Xhaminë e Madhe të Prishtinës është falur namazi i Fitër Bajramit ku edhe është mbajtur ceremonia kryesore e kësaj feste të besimtarëve myslimanë të Kosovës.

Liderët politikë kosovarë kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, e cila kremtohet sot në Kosovë dhe shumë vende të tjera me popullatë myslimane.

Fitër Bajrami është festa që pason muajin e shenjtë të Ramazanit gjatë të cilit besimtarët kanë agjëruar nga lindja deri në perëndim të diellit.

Edhe redaksia e portalit Telegrafi ua uron të gjithë besimtarëve mysliman festën e Fitër Bajramit. /Telegrafi/ 
 

Exit mobile version