Këngëtarja 24-vjeçare u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën “Hot right now”, një singel që e radhiti këngëtaren në top-listën britanike e më pas edhe botërore.
Prej atëherë, karriera e këngëtares shqiptare shkoi gjithmonë duke u forcuar. Së fundmi Rita Ora po cilësohet si njëra ndër artistet me numrin më të madh të këngëve që kanë qëndruar për kohë të gjatë në maje të top-listave në Britani.
Rita kohët e fundit është paraqitur edhe në skena aktrimi. Vlenë të përmendet filmi “Fast & Furious 6” dhe “Fifty Shades of Grey”.
Rita tashmë është bërë edhe pjesë e edicionit të 4 të “The Voice of UK”.
Sa i përket jetës private, siç transmeton indeksonline, Rita ka qenë për një kohë në krahët e DJ-it të famshëm Calvin Harris, por ky vit ishte fundit i lidhjes së tyre, ndërkohë që Rita kohët e fundit po përflitet për lidhjen e saj me Rick Hill.
Ndërkohë Rita Ora qëndron mirë edhe me paraqitjen e saj të jashtme, ajo u lavdërua për paraqitjen e saj në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore AMA 2014.
Urime ditëlindjen Rita!