Telegrafi

Urime ditëlindjen Rihanna!

Krijuesja e shumë hiteve, që gëzon famë të jashtëzakonshme jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë, ka publikuar disa fotografi kontraverse në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së saj, ku shihet me rroba të banjës dhe me një cigare të dyshimtë në dorë, që mund të jetë edhe marijuanë.

Rihanna momentalisht është në lidhje me Chris Brown, përkundër faktit se ai e kishte rrahur yllin në vitin 2009.

Së fundmi Rihanna ka lansuar albumin “Unapologetic” nga i cili shquhen dy superhitet botërore, “Stay” dhe “Diamonds”, të cilat tashmë kanë qindra miliona klikime në videoklipet në YouTube. /Telegrafi/