Edhe pse rrezikojnë të bijën nga Liga Premier, lojtarët e West Hamit janë parë në humor mjaftë të mirë.
Lojtarët e skuadrës londineze po gjejnë kohë që të tallen me njëri tjetrin, e që rasti i fundit është në mes të Jack Wilshere e Declan Rice.
Rice e ka festuar ditëlindjen, mirëpo befasinë më të mirë e mori nga ish-lojtari i Arsenalit.
Wilshere kishte vendosur që të futej në lavatriqe, për ta frikësuar kështu mbrojtësin anglez dhe ia arriti qëllimit të tij.
21-vjeçari ishte i frikësuar nga veprimi që bëri mesfushori, gjersa video mes tyre është publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Jack Wilshere scaring the living daylights out of Declan Rice 🤣pic.twitter.com/0xoMBDqCDy
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) January 14, 2020