Vajza e heroit Hamëz Jashari, Besarta ka zgjedhur një mënyrë të veçantë që të uroj qytetarët për Vitin e Ri 2021.
Ajo ka publikuar një fotografi me pasardhësit e familjes Jashari nga oda e tyre në Prekaz.
Në fotografi përveç Besartës shihen edhe nipat e Shaban, Adem e Hamzë Jasharit të cilët kanë ripërtrirë emrat e tyre.
“Nga Oda e Familjes Jashari, uroj çdo të mirë për kombin tonë. Uroj dashuri e bashkim mes kombit tonë dhe shëndet e paqe në familjet tona”, ka shkruar Besarta Jashari.
Postimi i plotë:
E LUMTUR
Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të mundimshëm për mbarë globin.
REFLEKSION
Ademi i ri dhe Besimi i ri, qëndrojnë anash por na ruajnë sikur Bali Adem e vëllau Besimi që ishin bashkë atëherë dhe u bën mburojë e familjes tonë…
Në krahun e majtë kam Igballin e ri dhe Hamzën e ri, me japin shpresë e forcë sikur Babushi, që atëherë këndonte e Igballi e përcjellte…
Në krahun e djathtë kam Shabanin e ri, që të gjithë jemi krenarë me të, si dikur edhe sot me babën Shaban që ishte burimi i atëdhedashurisë për të gjithë.
POROSI
Nga Oda e Familjes Jashari, uroj çdo të mirë për kombin tonë. Uroj dashuri e bashkim mes kombit tonë dhe shëndet e paqe në familjet tona.
E juaja,
Besarta Hamëz Jashari