Drejtorja e Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve fetare, Valentina Bozhinovska, sot me rastin e fillimit të muajit Ramazan, ka dërguar urime deri te kreu i Bashkësisë fetare Islame në Maqedoni, Reis Ul Ulema Haxhi efendi Rexhepi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Më lejoni që juve personalisht dhe anëtarëve të Rijasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit Islam në Republikën e Maqedonisë, të ju përcjell urime me rastin e fillimit të muajit më të shenjtë te myslimanët, Ramazanit, duke dëshiruar që ditët e këtij muaji të shenjtë ti kaloni në paqe dhe mirëqenie në familjet dhe shtëpitë e juaja. Le të jetë kjo festë nxitje për ruajtjen e vlerave universale të muajit Ramazan, dhe në këtë frymë të shenjtërisë më të madhe deh të pastrimit shpirtëror, ti dedikohemi ndihmës së ndërsjellë dhe respektit, si vlera hyjnore të cilat kontribuojnë për ardhmërinë tonë të përbashkët të ndritur, thuhet në urim./Telegrafi/