Site icon Telegrafi

Urim emocional nga Miley Cyrus për Liam Hemsworth (Foto)

Liam Hemsworth nuk mund ta niste festimin e ditëlindjes në një mënyrë më të bukur se kjo! E fejuara e tij Miley Cyrus postoi një mesazh shumë të përzemërt, që me siguri ia ka bërë ditën më të bukur Liamit.

Ajo e quan atë të preferuarin e saj, dhe postoi një foto me fytyra epike të tyre. “I uroj ditëlindjen më të lumtur ndonjëherë, të preferuarit tim. Ke qenë shoku im më i mirë që nga dita e parë që jemi takuar. Jam shumë me fat që shpërndaj kaq shumë kafshë (emoji) me ty. Të dua”, shkori Miley në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Kjo është një ndër gjërat më të ëmbla që kemi parë për këtë çift, dhe marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.

Duke u nisur nga thashethemet që kanë qarkulluar ditët e fundit se ata janë martuar fshehurazi dhe duke parë këtë mesazh urimi, nuk do të surprizohemi nëse me të vërtetë kanë lidhur kurorë. /inTV/Telegrafi/

Exit mobile version