Më shumë se gjysma e familjeve irakiane janë në rrezik nga uria, njoftoi sot agjencia e OKB-së për Programin Botëror të Ushqimit dhe paralajmëroi për nivel të paparë të cenueshmërisë së popullsisë gjatë viteve të konfliktit.
Siç njofton Programi Botëror i Ushqimit, shumica e familjeve në Irak nuk do të jenë në gjendje për t’u ushqyer, në qoftë se vazhdon rritja çmimit bazë të ushqimeve, apo përshkallëzimit të luftës, raporton Reuters.