Telegrafi

Uria gjatë shtatzënësisë shkakton trashjen e fëmijës

Nënat e ardhshme nuk do të duhej të mbanin dietë, sepse një regjim i tillë i ushqimit mund të çojë te ndryshimi i ADN-së së bebes në mitër, gjë që shton rrezikun nga mbipesha në jetën e mëvonshme, pastaj edhe probleme me zemrën dhe diabetin.

Të ashtuquajturat ndryshime epigjenetike i shkakton mbajtja e dietës gjatë shtatzënësisë, i mundëson metabolizmit të bebes që të grumbullojë më shumë yndyra, dhe kështu bëhet e shëndoshë.

Fëmijët e tillë deri në vitin e gjashtë i kanë rreth tre kilogramë më shumë se moshatarët e tyre, dhe kjo në jetën e mëtejshme lehtë mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe diabetin.

Me hulumtimet e mëtejme do të provohet të zbulohet cili është shkaku i vërtetë i këtyre ndryshimeve, a është fjala për mungesë të hidrokarbureve apo është diçka tjetër. /Telegrafi/