Sipas një studimi të fundit thuhet se sasia e baktereve në ajër afër tharësve të duarve është 27 herë më e madhe sesa sasia e baktereve kur përdoren letrat.
Tharësit e duarve mund të duken më të mirë për shkak të ambientit, pasi që kursehen shumë letra, mirëpo ata kanë më shumë baktere sesa çdo mënyrë tjetër e pastrimit të duarve, transmeton Telegrafi.
Studimi ka zbuluar se tharësit e duarve i shpërndajnë viruset deri në tri metra, krahas letrave për pastrim të duarve që i shpërndajnë viruset vetëm deri në 25 centimetra.
Pra, shkencëtarët rekomandojnë që nëse veç nuk mundeni t’i shmangni tualetet publike, të paktën pastroni duart mirë për të parandaluar shpërndarjen e baktereve. /Telegrafi/