Site icon Telegrafi

Urdhri i Mjekut: 60% e mjekëve të Tiranës, pa liçensë

Zoti Abazaj theksoi se mjekët, kryesisht në Tiranë, neglizhojnë të zbatojnë aktet nënligjore, duke rrezikuar të jenë të jashtëligjshëm në profesionin e tyre.

“Problemi i liçensimit ka ecur me ritme të ngadalta vecanërisht në Tiranë. Është detyrë e drejtuesve të institucioneve që të mos marin në stafin e tyre mjekë të paliçensuar, sepse konsiderohen të kundërligjshëm”, tha zoti Abazaj.

Presidenti i Urdhrit të Mjekut fajëson në këtë mënyrë drejtuesit e spitaleve që pranojnë mjekët pa lejen e ushtrimit të profesionit, duke u bërë palë e një veprimi të kundraligjshëm.

Afati i parashikuar për të përfunduar ky proces ka qenë tetori i vitit të shkuar, ndërkohë që kanë kaluar 10 muaj dhe ende shumica e mjekëve, kryesisht në qendrat spitalore universitare në kryeqytet, nuk rinovojnë liçensat.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” e ka 35%, “Mbretëresha Geraldinë” 21%, Spitali i sëmundjeve të mushkërive ka 32,4%, spitali Ushtarak e ka 56,9% dhe Instituti i Shëndetit Publik e ka të ulët fare, 10,2%”, tha zoti Abazaj, raportoi BW.

Pajisja me liçensë ricçertifikon kreditet e marra gjatë procesit të edukimit në vazhdim, si dhe dijet e azhornuara profesionale të mjekëve dhe stomatologëve./Telegrafi/
 

Exit mobile version