Telegrafi

Urdhërarrestet për gardistët në dhomën penale të Tiranës

Sipas Top-Channel, Prokuroria nuk jep asnjë nga emrat e të dyshuarve të saj, pavarësisht se burime jo zyrtare flasin për drejtues të gardës të nivelit të lartë dhe shefa përgjegjës gjatë demonstratës deri tek ushtarë që televizionet shfaqën në pamjet filmike duke qëlluar.

Pritet që të hënën dhoma penale e Tiranës të vlerësojë masat e sigurisë në mungesë dhe të vleftësojë urdhërarrestet për të dyshuarit e organit të akuzës, që nëse do të pranohen janë të detyrueshme të zbatohen nga Policia e Shtetit. /Telegrafi/