Site icon Telegrafi

Me urdhër të Ruskovskës hetohen dokumentet financiare të PSP-së

Hetuesit e Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot janë futur në ambientet e Prokurorisë Speciale.

Me urdhër të prokurores Villma Ruskovska, janë kontrolluar dokumentet financiare në lidhje me hetimet për bonuset që i kanë marrë prokurorët e PSP-së, për të mos zbuluar përmbajtjen nga materialet e përgjuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes platformës “Financa të Hapura”, opinioni mësoi se prokurorët kishin marrë dhjetëra mijëra euro në vit, për diskrecion dhe për mos zbulimin e materialeve komprometuese nga bisedat e përgjuara.

Disa ditë më parë, kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, deklaroi se ata nuk kanë hetuar të vërtetën në lidhje me ndarjen e bonuseve./Telegrafi/

Exit mobile version