Në gjykatën civile u zhvillua sot (e enjte) seanca për Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.
Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit për Gjergj Zaharian, të atin e Elias, ndërsa për Princin Leka dhe aktore, procesi u shty për në datën 27 mars.
Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian.
Ndërsa, avokati i Leka Zogut i kishte sjellë aktet e ekspetizës për dhunën. Kjo u bë shkak për shtyrjen e seancës.
Kujtojmë se Princ Leka denoncoi në polici më 6 mars babanë e Elias, Gjergj Zaharian me akuzën se e ka dhunuar dhe e ka goditur me sende të forta.
Nga ana tjetër edhe Gjergji bërë një denoncim me të njëjtën akuzë për Princin, duke mohuar deklaratat e këtij të fundit.
Video e xhiruara nga Princ Leka është bërë pikërisht pas këtij konflikti. Elia dëgjohet duke akuzuar e agravuar Princin se i ka dhunuar të atin 73-vjeçar./TCH