Site icon Telegrafi

Urban OS: sistemi operativ i qytetit

Është menduar që sistemi të marr të dhënat nga mijëra senzor të vendosur nëpër mbarë qytetin dhe se në bazë të të dhënave të marra të rregullohet qarkullimi, nxehja, ftohja ose ventilimi i ndërtesave, menaxhimi i hidroforëve etj. Për shembull, nëse në ndonjë pjesë të qytetit bie zjarr, Urban OS do të mund të menaxhonte semaforët nëpër të cilët kalojnë zjarrfikësit që shkojnë për ta fikur zjarrin. E veçanta e sistemit është se të gjitha këto do të duheshin bërë në mënyrë automatike dhe pa kurrfarë përzierje të dorës së njeriut.

Sistemi do të duhej të ndihmonte edhe për menaxhimin më të mirë me resurset e qytetit duke bërë grumbullimin e të dhënave për qarkullimin në qytet, përdorimin e energjisë në pjesët e caktuara të qytetit pastaj nivelet e ujit në depot e ndryshme të ujësjellësit ose që ndodhet në ndërtesat e larta shumëkatëshe. Senzorët në këtë mënyrë do të mund të sillen sikurse nervat në trupin e njeriut, e Urban OS do të duhej të ishte truri i cili në bazën e të dhënave nga ato do të duhej të vendoste për aksionet që duhet ndërmarrë.

Që të jetë në gjendje për ta përkrahur llojllojshmërinë e pajisjeve të ndryshme nga të cilat pranon informatat dhe tek të cilat dërgon urdhrat për veprim, Urban OS përkrah shërbimet që quhen PlaceApps, e ekuivalenti i tyre janë aplikacionet për celularët ose gadgetët/widgetët në desktop, e që gjithashtu do të mund të zhvillohen nga ekipet e pavarura zhvilluese.

Përveç Living PlanIt-së në zhvillimin e teknologjisë ka punuar edhe McLaren Electronic System të cilin e njohim për zhvillimin e senzorëve për Formula 1, dhe Cisco Deutsche Telecom. Momentalisht testimet e sistemit janë duke vijuar në Portugali. /Telegrafi/

Exit mobile version