Telegrafi

Urata Rama nis garën në shenjëtari, ja sa pikë ka bërë ajo

Urata Rama ka filluar garën e saj në shenjëtari në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Pas katër gjuajtjeve, Urata Rama ka arritur 402 pikë.

Në gjuajtjen e parë, ajo arriti 98.9 pikë, shkruan Telegrafi.

Në gjuajtjen e dytë ajo arriti 100.9 pikë, kurse në gjuajten e tretë 101.3 pikë.

Një gjuajtje shumë të mirë pati ajo edhe në serinë e katërt të çitjeve me 101.2 pikë.

Urata Rama është e 48-ta me radhë teksa po lufton për kualifikim tutje. /Telegrafi/