Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovë, kulla e Atakules në Ankara të Turqisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Kosovës në Turqi, transmeton Telegrafi.
“Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të #Ankara-së #Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të #Kosovës. Faleminderit Atakule”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Po ashtu, edhe ura Fatih Sulltan Mehmet dhe ura e re Yavuz Sulltan Selim, janë ndriçuar sot në mbrëmje me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Turqia ishte ndër vendet e para të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/