Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, e ka konfirmuar se ka marrë thirrje nga Ministria e Punëve të Brendshme që nesër më 9 ora të paraqitet në bisedë informative.
“Më thirrën në bisedë informative, ashtu sikur profesorin Goran Kallajxhiev, për kryerje të shkeljes së ligjit gjatë protestave, sipas të gjitha gjasave për gjuajtje të ngjyrës, diçka që unë edhe në debatin në Tv Telma pranova se e kam bërë. Është e qartë se është në shënjestër Komiteti i Helsinkit që u hetua këto ditë edhe në mediat proqeveritare këto ditë”, tha Pirovska.
Sipas saj, është e drejtë legjitime e Komitetit të Helsinkit që ta përkrahë “Revolucionin Laraman” gjithashtu siç është e drejtë e qytetarëve që ta ngjyrosin atë që ju takon atyre, transmeton Portalb.
Përndryshe, në bisedë informative më parë ka qenë i thirrur edhe profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, i cili ka marrë dënim prej 50 eurove. Ai është dënuar për hedhje të ngjyrës ndaj institucioneve, nga dispozitat e ligjit për pastërti. /Telegrafi/