Drejtoresha për Maqedoni e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Uranija Pirovska, ka deklaruar se kryetari Ivanov nuk është konsultuar me Komisionin e posaçëm për falje, që punon si trup ndihmës për kryetarin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më tej, Pirovska thotë se Ivanovi ka bërë një ndërhyrje të paramenduar në sistemin juridik të vendit, për faktin se procedurës i ka paraprirë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e më pastaj ka ardhur deri te falja e njëanshme.
Urianija Pirovska, për emisionin ”Noqen Ekspres” në radio ”Kanal 77”, ka theksuar se nuk ka kuptim tashmë që anëtari i Komitetit të Helsinkit të jetë pjesë e Komisionit të posaçëm për falje të kryetarit Ivanov, pasi që vendimi i Ivanovit, jo vetëm që e ka shkelur ligjin, por edhe parimin e ndarjes së pushtetit, prandaj sipas të gjitha gjasave, do të tërhiqet./Telegrafi/