Site icon Telegrafi

Uran Ismaili me videomesazh për profesionistët shëndetësorë – i quan heronjtë e vitit 2020

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka publikuar një videomesazh emocionues për fundvit.

Gjatë kësaj video, Ismaili ka thënë se viti 2020 ishte viti i heronjve që luftuan pandeminë – posaçërisht profesionistëve shëndetësorë.

“2020 ishte vit i heronjve që luftuan pandeminë. I mjekëve, infermierëve, farmacistëve, teknikëve dhe të gjithë punëtorëve në qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet tona. Gëzuar për ta, dhe për secilin nga ju! “, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Në përmbajtjen e kësaj video, Ismaili flet edhe për sfidat tjera me të cilat u ballafaqua Kosova, vendet e humbura të punës dhe ekonominë e gjymtuar.

Në fund, ai bën thirrje për shpresë dhe vullnet që të gjithë të dalim më të fortë nga ky vit.

Exit mobile version