Telegrafi

Uraganit po i frikësohet krejt Amerika, por jo ky pilot! (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një pilot fluturoi drejt në erërat me shpejtësi të mëdha, të cilat u shkaktuan si rezultat i uraganit Matthew.

Ky pilot që po konsiderohet si “i çmendur”, mund të shihet duke bërë manovrim me qetësi, pikërisht “në zemër” të stuhisë shkatërrimtare, e cila ka marrë tashmë jetën e më shumë se 300 njerëz, transmeton Telegrafi.

Gjithsesi, ajo që bie në sy është edhe pamja shumë e vogël jashtë xhamit të përparmë, pasi që retë e dendura dhe shiu “godasin” aeroplanin.

Momente më vonë erërat zvogëlohen dhe aeroplani kalon nëpër anën tjetër të stuhisë, e cila tanimë ka shkatërruar Haitin, Xhamajkën, Republikën Domenikane dhe Bahamas.

Uragani Matthew është ende në kurs për të goditur rreth 26 milionë njerëz, pasi ai sot po kalon nëpër Florida dhe bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/