Site icon Telegrafi

Uragani Sally mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme, thonë ekspertët amerikanë

Ekspertët thonë se uragani Sally në Gjirin e Meksikës do të jetë një “prodhues i madh i shiut” që mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme, përgjatë bregdetit të Shteteve të Bashkuara dhe lumenjve të brendshëm.

Stuhia e kategorisë së dytë ndodhet rreth 105 kilometra larg nga Alabama, duke arritur erëra deri në 160 kilometra në orë dhe pritet të godasë brigjet e SHBA-së më vonë më 16 shtator, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC).

Guvernatori i Alabamas, Kay Ivey u bëri thirrje banorëve pranë zonave të ulëta të evakuohen nëse lejojnë kushtet, shkruan rel.

“Do të jetë një prodhues i madh i shiut”, tha Phil Klotzbach, një shkencëtar hulumtues dhe meteorolog në Universitetin Shtetëror të Kolorados.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se Sally parashikohet të prodhojë 25 deri në 50 centimetra shi, duke e bërë të mundshme “përmbytjen historike të rrezikshme për jetën”.

Sally do të jetë stuhia e tetë tropikale që godet Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Exit mobile version